
Sulmohet nga 6 qen stani në Delvinë! 12-vjeçari pëson hemorragji, dërgohet në spital

Një fëmijë 12-vjeçar është dërguar nga familjarët në spitalin e Sarandës mbrëmjen e së enjtes me plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin, Rusan të Delvinës dhe bëhet me dije se 12-vjeçari është sulmuar nga 6 qen të cilët i kanë shkaktuar plagë të rënda. Sulmi ka ndodhur pranë një stani bagëtish të imëta. Mjeku i urgjencës në spitalin e Sarandës ka konfirmuar se i mituri është dëmtuar seriozisht dhe se ka plagë e të çara serioze nga koka tek këmbët,. Fëmija ka qenë i vetëm në momentin e sulmit dhe është pikasur me shumë vonesë nga familjarët e për pasojë nuk ka marrë dot ndihmë në kohë, gjë e cila I ka shkaktuar edhe hemoragji, ku menjëherë me mbërritjen në spital I është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.