Sulmi ndaj Kurtit, reagon Rama: Sjellje e turpshme, e dëmton Kosovën

13/07 12:55
Credits to Apollon TV
Sulmi ndaj Kurtit, reagon Rama: Sjellje e turpshme, e dëmton Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në lidhje me përplasjet fizike në kuvendin e Kosovës, ku u hodh ujë ndaj kryeministrit Albin Kurti në momentin që ai ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltore.

Ai e ka quajtur sulmin një sjellje të turpshme e cila e dëmton Kosovën.

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, të shprehësh kundërshtinë është të kështu është të njollosësh veten, zgjedhësit tu dhe krejt shtetin me një turp që sot I bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinoni si ndihen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen prej fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë e jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”,-shkruan Rama.

 

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.