Sulmi me thikë në xhami, reagon kreu i KMSH-së, Spahiu: I lutem Zotit për shërimin e të plagosurve, organet të zbardhin çështjen e rëndë

19/04 16:40
Credits to Apollon TV
Sulmi me thikë në xhami, reagon kreu i KMSH-së, Spahiu: I lutem Zotit për shërimin e të plagosurve, organet të zbardhin çështjen e rëndë

Kreu i Komuniteit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar pas sulmit me thikë ditën e sotme në Xhaminë “Dine Hoxha”, ku mbetën të plagosur 5 persona, të cilët ishin duke kryer ritualin e faljes.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu lutet për shërimin e besimtarëve të plagosur, ndërsa u kërkon organeve përkatëse që të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje të rëndë.

“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.

Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Përsoni është në duart e forcave të rendit.

Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani”, shkruan Spahiu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.