
Suella Braverman paralajmëroi një valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së mMadhe, Suella Braverman, ka paralajmëruar “një valë të re” emigrantësh shqiptare që pritet të kalojnë Kanalin “La Mansh” gjatë muajt e verës.
Ministrja britanike i është referuar një studimi të brendshëm, të porositur nga diplomacia britanike në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe në mënyrë ilegale.
Sipas burimeve,është bërë një sondazh i bazuar në 1,800 familje në Kukës, zona kryesore në Shqipërinë veriore për emigrantët, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit .
Paralajmërimi vjen pasi kryeministri Rishi Sunak dhe Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me gomone, të cilën e morën si një dëshmi se “goditja e tyre” me masa të ashpra ndaj kalimeve ilegale po funksiononte.
Shifrat kanë rënë nga 2 mijë e 165 në periudhën janar-qershor të 2022, në vetëm 151 në pesë muajt e parë të këtij viti.
Megjithatë Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët.