Spitali i ri i Fierit/ Rama: Hap dyert për pak ditë, kanë aplikuar për tu punësuar deri 424 bluza të bardha e të tjerë

03/04 9:41
Credits to Apollon TV
Spitali i ri i Fierit/ Rama: Hap dyert për pak ditë, kanë aplikuar për tu punësuar deri 424 bluza të bardha e të tjerë
Do

424 është numri i aplikantëve që duan të punësohen në Spitalin e ri Rajonal të Fierit.  Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili bën me dije gjithashtu se spitali hape për pak ditë.

424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”, shkruan Rama. 

Spitali i Ri Rajonal Memorial në Fier, është shumë pranë përfundimit. Hapje e tij pritet të bëhet javën e tretë të këtij muaji. 

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit iu premtua Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan se do të ndërtohet përpara zgjedhjeve.  

10 ditë më parë ministrja Manaserliu i beri  thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa theskoi se spitali është shumër pranë përfundimit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.