SPECIALISTI I BUJQËSISË, LADI PASHAI, JEP KËSHILLA PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË KULTURËS SË ULLIRIT

15/05 17:29
Credits to Apollon TV
SPECIALISTI I BUJQËSISË, LADI PASHAI, JEP KËSHILLA PËR TRAJTIMIN E VEÇANTË TË KULTURËS SË ULLIRIT

Fermerët kultivues të ullirit në këtë periudhë të stinës duhet të kryejnë shërbimet agroteknike për të luftuar infeksionet e syrit të palloit dhe pambuktores. Sipas specialistit të sektorit këshillimor në eksesionin bujqesor në Fier, Ladi Pashaj, kultura e ullirit kërkon trajtim të vecantë edhe në plehrim dhe ujitje për të garantuar prodhim të mbarë. Rritja e njohurive të fermerëve për zbatimin e proceseve të sistemeve të mbrojtjes nga infeksionet që duhet të kryhen të paktën katër herë në vit është thelbësore për të kuptuar për të kuptuar më mire dhe për tiu përgjigjur në kohë kërkesave të kësaj bime duke zbatuar teknologji të përparuar. Po sipas të njëjtit burim edhe parametrat klimatike , dhe koha e vjeljes ndikojnë shumë në ciklin e rritjes së ullirit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.