SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

08/12 19:00
Credits to Apollon TV
SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

Lulzim Berisha dhe kunati i tij Plarent Dervishaj janë zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pas akuzave nga SPAK si të dyshuar për vrasjet e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt të ndodhura 15 vite më parë.

Sipas njoftimit të SPAK, tashmë GJKKO ka caktuar arrest me burg për Lulzim Berishën dhe Dervishajn teksa janë në kërkim pasi ende nuk është zbatuar masa ndaj tyre.

Pasi SPAK bashkoi procedimet për vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, del se në to ka gisht edhe Lulzim Berisha me kunatin e tij. Ndërkohë të akuzuar janë dhe Indrit Taullai, L.Reci, Viktor Ymeri apo dhe Emiljano Shullazi.

”Për shtetasit L. Berisha dhe P. Dervishaj është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet ngushtësisht me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.”– thotë njoftimi i SPAK.

Për rastin e parë, dihet se Lulzim Berisha dhe Klodian Saliut prej 2002 ishin krerët e dy bandave të cilat ishin rivale me njëra-tjetrën, edhe pse më parë ishin bashkë. Pas vrasjes së Klodian Saliut më 26 shkurt 2005, kreu i bandës së tij u bë Endrit Dokle i cili ka tentuar ta vrasë Lulzim Berishën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.