SPAK operacion masiv anti-korrupsion, disa të arrestuar, i ndaluar edhe kryebashkiaku i Lushnjes

06/07 10:32
Credits to Apollon TV
SPAK operacion masiv anti-korrupsion, disa të arrestuar, i ndaluar edhe kryebashkiaku i Lushnjes

SPAK ka ndërmarrë sot një operacion masiv anti-korrupsion. Gazetari Arsen Rusta raporton se janë disa të arrestuar, ndërkaq është shoqëruar edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie, nga disa prej masave që janë nxjerrë. Personat e arrestuar janë vartës të Tushes dhe biznesmenë.

Në këto momente vazhdon bastisja e zyrave të bashkisë, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjës në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë.

Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës. Ky operacion vjen pas një hetimi disa mujor. Është një operacion që vijon jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete.

Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që tha se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen.

Forca të shumta Policie kanë zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në Lushnje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.