SPAK në gjurmët e tenderave të tjerë korruptivë në Ministrinë e Brendshme: Dyshohet për dy raste fiktve veç uniformave të Policisë

12/07 12:14
Credits to Apollon TV
SPAK në gjurmët e tenderave të tjerë korruptivë në Ministrinë e Brendshme: Dyshohet për dy raste fiktve veç uniformave të Policisë

Prokuroria Speciale SPAK, duket se është në gjurmët e dy tenderave të tjerë korruptivë që janë dhënë nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme. Këto dy procedura të tjera prokurimi lidhen me furnizimin me mish dhe lavanderinë.

Siç ndodhi me kompaninë e biznesmenit Ismail Kadiu që fitoi tenderin për uniformat e Policisë, në një kohë që objekti i punës së saj ishte “Gërmime dheu”, dhe në këtë rast Prokuroria ka dyshime për një procedurë fiktive për dhënien e tenderit për mishin dhe produktet e tij, pasi atë e ka fituar një kompani që s’ka lidhje fare me këtë fushë dhe nuk ka punuar asnjë ditë.

Hetuesit e SPAK kanë dyshime dhe për një tjetër tender, për lavanderinë, me vlerë “5,030,037(pesemilion e tridhjetë mijë e tridhjetë e shtatë) lekë (pa TVSH). Ky tender është pezulluar dhe rikthyer disa herë, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse kanë bërë dhe ankimime për fituesin.

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, me date 25.06.2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 174 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Në datë 23.06.2021 në referim të nenit 287/1 te K.Pr.Penale nga organi procedues u disponua për regjistirmin si persona që ju atribohet vepra penale emrat e shtetasve Edlira Naqellari, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Klevis Hasani, Aurora Mulla, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. L.

Rrethanat e procedural

Në datë 17.06.2020, shtetasi Argent Daci, administrator i shoqërisë” Daci-Al”, ka bërë kallëzim penal tek Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezulton se shoqëria e tij e regjistruar në QKB, si person Fizik “Argent Daci”, me NIPT L01914003T, ushtron aktivitetin tregtar në fushën e therjes, prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të mishit të freskët.

Nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara është ndjekur procedura e prokurimit për dy raste:

1.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:30,846,736 (tridhjetë million e tetëqind e dyzet e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) Lekë (pa TVSH);

2.Blerje Mish dhe nënprodukte të tij, Qarku Tiranë, Fondi Limit:5,030,037(pesemilion e tridhjetë mijë e tridhjetë e shtatë) lekë (pa TVSH).

Këto prokurime i ka fituar Shoqëria “4S” shpk, me NIPT L64425401K, e cila nuk ushtron aktivitetin e saj në adresën ku është licensuar për tregtimin e mishit, fakt i konfirmuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit Korçë, në drejtim të kallëzuesit, me shkresën e saj Nr.731/1 Prot, datë 06.05.2020, e cila ka cituar se subjekti “4S” me NIPT L64425401K, është futur në planin vjetor për inspektim nga Drejtoria Rajonale e AKU-së Korçë për licencën me Nr.LN-3823-09-2017, por që nga momenti i dhënies së kësaj licence çdo inspektim i programuar sipas riskut(2 herë në vit), nuk është realizuar pasi subjekti nuk është konstatuar asnjëherë hapur, fakt i konfirmuar edhe me telefon nga administratori i kësaj shoqërie në drejtim të AKU-së Korçë, i cili ka deklaruar se nuk ka filluar akoma ushtrimin aktivitetit.

Pra, ka rezultuar se subjekti fitues i këtij prokurimi, shoqëria “4S” shpk, nuk zhvillon aktivitet në adresën Korçë, ku ka ende aktive licencën e dorëzuar si plotësim të njërit prej kritereve të këtij prokurimi, me numër LN-3823-09-2017 me kod II. IB me emërtimin përshkruese të veprimtarisë Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz), e cila është dorëzuar për procedurën e prokurimit pranë autoritetit kontraktor.

Po ashtu, edhe vetëdeklarimi që shoqëria “4S” shpk ka bërë për kontrollin e fundit të AKU së, është fiktiv, pasi Drejtoria e AKU-së Korçë e ka shprehur se nuk e ka inspektuar asnjehers subjektin që nga dhënia e licencës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit të bëra nga Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A.,medatë 07.07.2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 185 për veprën penale “Shkelje barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 2581 Kodit Penal.

Nga aktet rezulton se Shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& Servizi Italia S.p.A, ka marra pjesë në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) me datë 03.09.2019, me objekt: “Per shërbimin e lavanderise dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me fond limit 1.117.059.801 leke pa TVSH (rreth 9.200.000 Euro), për 4 vjet, me numër reference REF. 30830-07-18-2019.

Pas skualifikimit të kësaj shoqërie në këtë tender, me datë 18.09.2019, njoftim të cilin e ka marrë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike (SPE) për vendimin e Komisionit të Vlerësimit te Ofertave(KVO), e cila është skualifikuar për disa shkaqe të paraqitura dhe të njoftuara në drejtim të kësaj shoqërie të skualifikuar. Pas ankimit të bërë në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave (KSHA) pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), ky Komision e ka rrëzuar ankimin e shoqërisë duke i kthyer përgjigje për këtë vendim me shkresën Nr.1648/2, datë 02.10.2019.

Më pas, nga kjo shoqëri në date 11.10.2019 është bërë ankim tek Komisioni i Prokurimit Publik, i cili me vendimin e datës 10.01.2020, ka pranuar ankimin duke vendosur që duhet të kualifikohet për këtë tender shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia” S.P.A.

Po ashtu, rezulton se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave pranë ABP-së, ka marrë në shqyrtim edhe ankesën e shoqërisë tjetër pjesëmarrëse në këtë tender, “AGS”, ankim i paraqitur me datë 23.09.2019, për të cilin e ka pranuar ankimin me datë 30.09.2019, duke e kualifikuar atë.

Në zbatim të vendimit të KSHA-së pranë ABP-së, të datës 30.09.2019, për kualifikimin e “AGS” dhe të vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të datës 10.01.2020, me date 14.01.2020, nga ana e ABP-se është bërë rivlerësimi në sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) duke renditur si fitues shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k & “Servizi Italia “S.P.A dhe “AGS”.

Pas këtij momenti, pas komunikimeve që ka patur Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me shoqërinë BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia S.P.A, me shkresën Nr.309/1 Prot, date 26.02.2020, njoftim i dërguar edhe në adresën e email-it të kësaj shoqërie, është njoftuar kjo shoqëri se nga ana e ABP-së po verifikohej ankimi i bërë nga shoqëria e renditur e dyta në këtë tender “AGS” sh.p.k, e cila rezulton të kishte bërë një ankesë me pretendimin se një nga administratorët e shoqërisë “Sanitary Cleaning” sh.p.k, është i dënuar nga gjykata italiane dhe se nga ana e ABP-së ishte pezulluar procedura e këtij tenderi deri në një konfirmim të kësaj ankese.

Ky pretendim po verifikohej nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Me shkresën nr.478 prot, date 09.03.2020, shoqëria “Sanitary Cleaning” sh.p.k ka paraqitur pranë ABP-se deshminë e penalitetit të lëshuar nga ana e Autoriteteve Italiane për shtetasit Italian Luigi Innocenti dhe Fatos Deliu (administratorët që kanë lidhje rezidenciale në shtetin Italian), dokumentacion i paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, të apostiluara dhe me përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe, të njehsuara me origjinalin.

Ne vjim të veprimeve administrative, në lidhje me procedurën e ketij prokurimi, me datë 30.06.2020, shoqëria BOE “Sanitary Cleaning” sh.p.k& “Servizi Italia” S.P.A është njoftuar nëpërmjet Sistemit të Prokurimeve Elektronike (SPE) për rivlerësim tjetër të ofertave, duke e skualifikuar kete shoqëri, në zbatim të vendimit të Komisionit 18 Shqyrtimit të Ankesave nr.79/2, date 26.06.2020 duke kualifikuar si fitues të këtij tenderi shoqërinë “AGS”, sh.p.k. kesaj here me arsyetimin se: “anetari i bashkimit të operatoreve ekonomik Servizi Italia SPA. ka dorëzuar dokumentacionin ekstrakt i regjistrit tregtar, ku rezulton se shtetasl Enea Righi, en detyren e Administratorit te deleguar, te shoqerise, me kompetenca te kufizuara dhe në seksionin e kompetencave përcaktohet nder të tjera, se Z.Enea Righi ka të drejtën e përfaqësimit ligjor të shoqërisë me përjashtim të pjesëmarrjes se shoqerise Servizi Italia SPA në Bashkime te Përkohshme te Shoqerise.

Nga verifikimi I Marreveshjes së Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive dhe Prokures se Posaçme, të paraqitura si pjesë e ofertës, rezulton se të dy dokumentet janë nënshkruar nga Z. Enea Righi per anetarin e bashkimit të operatorëve ekonomike. shoqerine Servizi Italia SPA. Per sa me sipër, rezulton se Z. Enea Righi ka nënshkruar marreveshjen e bashkimit të përkohshëm të shoqërive dhe prokurën e posaçme në emer te te shoqerise Servizi Italia SPA, pertej tograve të përfaqësimit për t’i kryer keto veprime juridike, referuar kompetencave te dhena nga shoqeria Servizi Italia SPA, te percakt ekstraktin e regjistrit tregtar.

Ne kete aspekt, Z.Enea Righi, në cilësinë e administratorit të deleguar me kompetenca te kufizuara përfaqësimi te shoqerise – Servizi Italia” SPA, nuk ka gene i legjitimuar të përfaqësoje dhe të nënshkruaje ne emer te shoqerise “Servizi Italia” SPA, për pjesëmarrje në bashkime të përkohshme me shoqeri të tjera. Per rrjedhim, dokumentacioni i paraqitur i hartuar perpara noterit (marreveshje e bashkimit 18 përkohshëm të shoqërive dhe prokure e posaçme) konsiderohen të pavlefshme. Për pasoje, Marreveshja e Bashkimit të Perkohshëm të Shoqërive, Prokura e Posaçme, si dhe oferta e paraqitur në procedurën e prokurimit, konsiderohet se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 2 të nenit 74 të VKM-se nr.914/2014, i ndryshuar”.

Ndërkohë, që kallëzuesi ka paraqitur përcaktimin e “Ekstraktit të Shoqerise Servizi Italia” në kete version origjinal: “Perfaqesuesi ligjor i shoqerise kundrejt të tretëve dhe në gjykim, si dhe e drejta e firmes për shoqërinë në kuadrin e të drejtave të dhëna dhe në kufijtë e kompetencave të parashikuara nga statuti i shoqerise Kompetenca për të shtruar të gjitha të drejtat që i takojne Keshillit Drejtues sipas ligjit dhe ne baze te statutit për kryerjen e të gjithë akteve të administrimit të zakonshëm dhe te jashtezakonshem, me përjashtim, përveçse kur është e delegueshme në baze te nenit 2381 te Kodit Civil. Te veprimeve te blerjes dhe shitjes apo sidoqofte të akteve të disponimit, ndër të cilat, sa për shembull edhe pse jo shterues, krijimin e uzufruktit, të pengut dhe vendosjen e hipotekës), te pasurive te paluajtshme, pjesëmarrjes në shoqëri të tjera, ndermarrje dhe dege ndermarrjesh (me përjashtim të shoqërive pjesë konsorciumi, konsorciumeve dhe bashkimeve të përkohshme të shoqërive).

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.