SPAK gati ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare

12/07 16:52
Credits to Apollon TV
SPAK gati ta arrestojë, avokatët: Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare

Sot në orën 16:00 është mbledhur përsëri Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Gjatë mbledhjes ka patur debate mes deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, paso kjo e fundit kërkoi që çështja “Ahmetaj” të shkojë në seancë parlamentare ditën e hënë.

Një kërkesë e tillë është refuzuar nga Bardhi, i cili akuzoi mazhorancën se po i jep më shumë kohë Ahmetajt.

Ish-zëvendëskryeministri përfaqësohet në Këshillin e Mandateve nga avokatët e tij, ndërsa vet ndodhet jashtë Shqipërisë, por vendodhja e sakt mbetet mister.

Avokatët kanë deklaruar se Ahmetaj mungon në mbledhje për arsye familjare.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.