SPAK dhe Prokuroritë e rretheve çojnë vendimet në KQZ: “Kërkojnë sekuestrim të materialeve zgjedhore. Policia e Tiranës do pamjet e kamerave”

26/05 12:19
Credits to Apollon TV
SPAK dhe Prokuroritë e rretheve çojnë vendimet në KQZ: “Kërkojnë sekuestrim të materialeve zgjedhore. Policia e Tiranës do pamjet e kamerave”

Prokuroria Speciale SPAK dhe Prokuroritë e rretheve kanë çuar në zyrën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dy vendime për sekuestrimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Gjithashtu, në KQZ janë depozituar dhe 10 kërkesa për informacion.

Është vetë Celibashi ai që thotë se për zgjedhjet e 25 prillit organet e akuzës kanë nisur hetimet për disa vepra penale, si falsifikim i materialit zgjedhor, pengim i zgjedhësve për të votuar, korrupsion, etj.

Njoftimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi:

Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.

Për zgjedhjet #25prill2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar…

Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet #25prill2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.