SPAK del me njoftim zyrtar: Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë mori 3 milionë lekë, do favorizonte një kompani për tenderin

03/06 13:04
Credits to Apollon TV
SPAK del me njoftim zyrtar: Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë mori 3 milionë lekë, do favorizonte një kompani për tenderin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot njoftim zyrtar për arrestimin e sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndtësisë, Joana Duro, si dhe të specialistes Laura Shteto.

Sipas SPAK Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 330.000 lekësh për të favorizuar një kompani për të përfituar një tender përmes punonjëses Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shuma e parave u gjet dhe sekuestrua pikërisht brenda zyrës së Duros.

Gjithashtu mësohet se sekretarja e Shëndetësisë do të ndërhynte në garën për tenderin për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.