
SOT KURBAN BAJRAMI, BESIMTARËT FALIN NAMAZIN NË SHESHIN SKËNDERBEJ!

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00 Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë, ndërsa simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.