
Sot ditë zie Kombëtare në nderim të Bashkim Finos Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar


Deputeti i PS, Bashkim Fino, është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pas komplikacioneve nga infektimi me Covid-19.

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër.
Studimet e larta Fino i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.
Nga viti 1997 deri në 1998 ai ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 ishte ministër i pushtetit lokal dhe gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.
Sot ditë zie Kombëtare në nderim të Bashkim Finos Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar
