Sot afati i fundit i Bashkisë, flet Sali Shehu: Brenda 5 ditëve do vendoset për zyrat tona, jemi në rrugën e ligjit

23/03 10:41
Credits to Apollon TV

Sot përfundon afati 10 ditor që Bashkia e Tiranës i ka kënë Frymës së Re Demokratike, për të liruar zyrat. Kryetari i kësaj force politike, Sali Shehu ka thënë pak më parë se gjykata do të vendosë brenda 5 ditësh për këtë çështje.

Shehu ka thënë se Gjykata Administrative ka pranuar padinë e FRD për shqyrtimin në themel të kësaj çështje. Më tej, kreu i kësaj partie u shpreh për mediat se do të vënë në dijeni institucionet vendase dhe ambasadat e huaja në Tiranë, se ata janë në rrugën e ligjit.

“Ne kemi dorëzuar kërkesë në Gjykatën e Administrative. Kërkesë e cila u konsiderua nga gjykata dhe do të shqyrtohet në themel. Ne kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e kësaj çështjeje në themel. Kjo kërkesë e jona sot, është bashkuar bashkë me masën e sigurisë dhe do shqyrtohet brenda 5 ditëve.

FRD do të ketë rezultate spektakolare. Ne do u dërgojmë shkresë të gjitha institucioneve dhe do bëjmë me dije se jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu, kryetar i FRD.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.