Sot 7 Marsi, Kushi: Çdo mësues është një hero që të merr për dore e të ndriçon

07/03 8:00
Credits to Apollon TV

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë një mesazh për 7 marsin, festën e mësuesve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kushi i ka shprehur falenderime dhe mirënjohje mësuesve për çdo sakrficë që po bëjnë në këtë kohë pandemie duke u qëndruar pranë nxënësve.

“Sot është 7 marsi, festa e mësuesit. Një 7 mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 mars ku çdo nxënës dhe prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë. Sakrificë që do të mbahet mend shumë gjatë.

Të dashur mësues falenderimt dhe mirënjohja për ju asnjëherë nuk mjafton sepse cdo mësues është një hero. Një hero që të merr për dore të ndriçon dhe bëhet udhërrëfyesi ynë,” shprehet Kushi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.