Soreca dhe ambasadorët e tjerë të BE-së në sheshin “Skënderbej”, hedhin vallen e Pogonishtes

16/05 14:36
Credits to Apollon TV
Soreca dhe ambasadorët e tjerë të BE-së në sheshin “Skënderbej”, hedhin vallen e Pogonishtes

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka marrë pjesë në një aktivitet kulturor në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të përmbylljes së “Javës së Evropës”.

Si asnjëherë më parë, ai është parë duke kërcyer vallen e pogonishtes, teksa ka qenë i shoqëruar nga ambasadorët e tjerë të BE-së në vendin tonë.

Së bashku me njëri tjetrin, diplomatët vendosën që të hedhin një valle popullore shqiptare. Pas Sorecës në valle shihet edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.