S’ndalet ‘hemoragjia’, deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Çuçi: LSI po shkon drejt shkërmoqjes, votat për të do të shkojnë dëm

24/01 13:29
Credits to Apollon TV
S’ndalet ‘hemoragjia’, deputetja e opozitës në Kuvend i bashkohet PS! Çuçi: LSI po shkon drejt shkërmoqjes, votat për të do të shkojnë dëm

Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha. Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.

Pa nisur ende zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 25 prillit, fushëbeteja mes partive politike është e ashpër. Në LSI nuk ndalen largimet që i bashkohen PS dhe këtë herë bëhet fjalë për deputeten e opozitës nga radhët e LSI, Ediola Braha.

Braha u fut në kuvend nga listat e LSI pas braktisjes së parlamentit nga opozita e bashkuar, duke marrë vendin e lënë bosh nga Vangjel Tavo.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe se votat për këtë parti do të shkojnë dëm, pasi goditjen përfundimtare do e marrë më 25 prill.

“Skuadrës fantastike të Partisë Socialiste në Tepelenë iu bashkua edhe deputetja e LSI-së, Ediola Braha. S’ka më asnjë dyshim se partia që kryetari i opozitës e ka quajtur “SHPK-ja e tregtarit të Venedikut”, po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale. Angazhimi me LSI-në dhe vota për këtë parti është një mundësi e çuar dëm. Kaq gjë shqiptarët e kanë të qartë dhe do ta dëshmojnë me votë. Partia Socialiste është e vetmja e mirë që ka sot politika shqiptare. Në këto zgjedhje nuk diskutohet thjesht mandati jonë i tretë, por jemi në një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës. Ata janë e shkuara e rrëmujës dhe e rrënimit që nuk meritojnë më besim”, shkruan Çuçi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.