
SKANDALOZE/ Serbët terrorizojnë familjen shqiptare për bluzën me shqiponjë, nënën e shpallin non-grata

Një ngjarje e paprecedentë dhe skandaloze është regjistruar në kufi me Serbinë. Një shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mbajtur në paraburgim nga forcat serbe si dhe është detyruar të paguajë një gjobë të majme, për të vetmen arsye sepse djali i saj 9-vjeçar kishte të veshur një bluzë me shqiponjën.
Mësohet se në afërsi të Beogradit, një patrullë e Policisë së Serbisë ka ndaluar automjetin e familjes shqiptare nga Gostivari dhe më pas i kanë shoqëruar për në Komisariat, pasi djali i tyre i mitur mbante veshur bluzën me shqiponjën. Familja shqiptare u mbajt “peng” në Komisariat për më shumë se 20 orë, ndërkohë para trupës gjykuese doli e ëma e të miturit shtetësja me ininciale S.B, e cila u dënua me gjobën prej 30.000 denarë si dhe u shpall “non grata” deri në vitin 2031.
Ajo nuk u la e lirë deri në momentin që bëri pagesën si dhe firmosi vendimin e Gjykatës, e cila e ndaloi të hyjë në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.
Lidhur me këtë ngjarje më herët reagoi edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Përmes një postimi në rrjetet sociale Qehaja denoncoi këtë rast duke shkruajtur: Një shqiptare nga Maqedonia e Veriut u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në Serbi vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një bluze me Shqiponjë.