SKANDALI në Spitalin e Fierit/ Të atin ia “torturonin” duke mos i shërbyer siç duhet, mjekët e spitalit rrahin barbarisht qytetarin

25/05 22:16
Credits to Apollon TV
SKANDALI në Spitalin e Fierit/ Të atin ia “torturonin” duke mos i shërbyer siç duhet, mjekët e spitalit rrahin barbarisht qytetarin

Të shtunën, mediat transmetuan lajmin se Policia e Fierit arrestoi një të ri i cili kishte dhunuar një mjek të Spitalit të Fierit. Emisioni “Stop” hodhi sot dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Ardit Klima është i arrestuari 32-vjeçar dhe prej mëse një muaji ka shtruar të atin në spitalin e Fierit, pas një ishemie cerebrale. Ai pretendon, se të atit nuk i është dhënë ndihma mjekësore e nevojshme.

“Djali i hallës ka sjellë babain në spitalin rajonal të Fierit dhe ka qenë shumë i kujdesur për të atin, ilaçet, mjekimet, gjithçka. Ka hasur shumë vështirësi me mjekët për neglizhencë të ilaçeve, të pacientit, të kurave që ne i kemi me prova dhe fakte. Ka qenë shumë kërkues ndaj mjekëve. Derisa djali nuk po arrinte më të vinte në shtëpi derisa 1 muaj e 4 ditë djali ka qenë vetëm në spitalin e Fierit nga frika se mos bënin kura të gabuara siç djali i ka kapur në shumë herë gabime. Kjo solli një acarim të madh ndaj djalit të pacientëve ku filloi fyerje dhe ofendimeve ndaj doktorëve. Në datë 21 Maj 2021 ka ndodhur një dhunë çnjerëzore ku doktorët e kanë dhunuar në një mënyrë çnjerëzore. Kërkoj të vihet drejtësi deri në fund. Ilaçet i ka blerë të gjitha me lekë. Nuk ia di emrin infermieres, por do ta zbuloj dhe atë. Nuk ia jepte ilaçet. Ka kapur doktorin, në 3-4 raste gabim. Mësoi në javën e 4 që duhej bërë një ekoskaner që doktori nuk ia kishte thënë, që ishte e domosdoshme për t’u bërë që javën e parë. Doktorët i kanë bërë kartelën 9 ditë që e kanë nxjerrë. Duke i parë mjekimet e gabuara ai ka insistuar që ta mbajnë në spital. Djali është bërë shumë i zhurmshëm në spital me të drejtën e tij. Nga neglizhenca e stafit edhe mund t’i ketë ofenduar, me të drejtën e tij. Por është e patolerueshme që të bëhen 4 mjekë dhe ta rrahin, ta torturojnë në mënyrat më çnjerëzore”, tha një i afërm i djalit.

Më 21 Maj, Klima ka debatuar me infermieren dhe kryeinfermieren, për insulinën e babait.

Djali: Ia bëre?

Infermierja: Çfarë bëra, ore? Bëja vetë ti! (insulinën)

Djali: Ah, t’ia bëj vetë insulinën? Po kur t’ia bëj vetë unë, në orën 11:00?

Infermierja: Kur të duash ti, kur e ka orarin!

Djali: E ka në orën 7:00 babai.

Infermierja: Bëja kur të duash, ç’punë kam unë? Mos më bërtit mua!

Djali: Ti je infermierja!

Infermierja: Unë nuk kam asgjë, ja, këtu nuk kam asnjë.

Djali: Ka që të hënën!

Infermierja: Po, dhe në mënyrë shoqërore të kemi ndihmuar.

Djali: Nuk dua fare në mënyrë shoqërore.

Infermierja: Atëherë, ik fare, vazhdo!

Djali: E dua në mënyrë profesionale! Nëse nuk vjen, të paktën thuaj: “Insulinën bëje vetë”!

Infermierja: Po bëja vetë, ç’punë kam unë?

Djali: Po nuk ma the, ma thua tani, ora 11:00! Mundem?

Kryeinfermierja e urgjencës: Hajde, ore!

Djali: Dalja nga spitali është bërë të hënën nga doktori neurolog Enver Halili. Detyra e infermierëve është vazhduar: të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte. Deri dje.

Kryeinfermierja e urgjencës: Nga ana humane do ndihmohesh.

Djali: Nuk dua fare nga ana humane, dua profesionalizmin, humane nuk ka këtu. Sot, insulina  në orën 7 nuk është bërë.

Kryeinfermierja e urgjencës: Bëja vetë!

Djali: Kjo është humania?

Kryeinfermierja e urgjencës: Ti hyn në infermieri dhe i ofendon, i detyron… Ore ti zotëri, sa do rrish këtu ti?

Djali: 1 vit!

Kryeinfermierja e urgjencës: 1 vit? Po kush do të mbajë?

Djali: Vetë!

Kryeinfermierja e urgjencës: Vetë? Atëherë, bëja vetë shërbimin!

Djali: Unë jam edhe infermieri, unë jam edhe sanitari.

Kryeinfermierja e urgjencës: Bëja vetë!

Djali: Të tëra vetë i kam bërë!

Më pas, ai iu drejtua dhomës së mjekut neurolog Enver Halili, duke i kërkuar të shkojë tek i ati. Në këtë moment nisin fyerjet dhe konfrontimet mes të dyve. Neurologu Halili tregon se ai dhe stafi mjekësor kanë qenë të qetë, ndërsa hematomat në fytyrën e Arditit, ky i fundit i ka bërë vetë.

Mjeku Enver Halili: Në momentin, që kam qenë me mjekun e Hermodinamikës, duke konsultuar një rast para derës së Infermierisë, ka ardhur me vrap nga fundi i korridorit, duke kërkuar me forcë që të shkoja të shikoja prindin e tij. I kam kërkuar, që do shkoja ta shoh, por që të largohej se nuk mund të punoja në praninë e tij. Në ato momente më ka goditur në supin e majtë dhe në pjesën e fytyrës.

Gazetari: Thjesht të ka goditur, apo të ka shtyrë?

Mjeku Enver Halili: Ajo ka qenë me tendencë, unë e quaj goditje. Është futur në pjesën e Infermerisë

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.