SKANDALI i Partisë Demokratike/ Ndaluan makinën me ushqime në Vaqarr dhe thanë se ishte për VOTA, ushqimet ishin të Elvis Naçit, për hapjen e iftarit

22/04 8:33
Credits to Apollon TV
SKANDALI i Partisë Demokratike/ Ndaluan makinën me ushqime në Vaqarr dhe thanë se ishte për VOTA, ushqimet ishin të Elvis Naçit, për hapjen e iftarit

Një skandal duket se është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, në zonën e Vaqarrit, ku mbështetës dhe përfaqësues të PD me ne krye Belind Këlliçin dhe Florenc Hoxhën, kanë ndaluar një makinë me ushqime duke pretenduar se ishte për vota.

Për këtë reagoi menjëherë Presidenti Meta, duke falenderuar Belind Këlliçin që kishte “kapur në flagrancë ushqimet e rilindasve.”

Por, ajo që ka ndodhur është vërtet një akt i rëndë, të paktën deri tani pasi një nga të pranishmit thotë të kundërtën e asaj që thotë PD-ja. Djali i xhaxhait të Komunës Vaqarr, Gentian Myrto, shkruan se makina me ushqime ishte dhuruar nga Fondacioni bamirës “Fierdeus” i Hoxhës Elvis Naçi, për hapjen e iftarit për banorët e Vaqarrit.

Myrto shkruan se i pranishëm në bllokimin e makinës me ushqime ka qenë dhe Florenc Hoxha, mbështetës i PD dhe ish-drejtor i Policisë Bashkiake në kohën e Lulzim Bashës, me disa precedentë penalë.

“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpëndarjen e ushqimit. Marrëzia e presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarine e Zotit? Apo edhe iftari duhet shperndare me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.

 

Ndaloi makinën me ushqime të Elvis Naçit dhe rrahu shoferin, mendonte se ishte e PS, Policia procedon ish-krahun e djathtë të Lulzim Bashës, Florenc Hoxha

Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës dhe një mbështetës i PD me precedentë të mëparshëm penalë, procedohet penalisht nga Policia e Tiranës.

Procedimi i Hoxhës ka ardhur pasi pasditen e djeshme në Vaqarr ka bllokuar makinën e 36 vjeçarit Bledar Goga dhe e ka qëlluar atë me grushte. I pranishëm ka qenë dhe përfaqësuesi i PD në këtë zonë Belind Këlliçi.

Bledar Goga ka qenë duke çuar në Vaqarr ndihmat e dhuruara nga Fondacioni bamirës “Firdeus” i Hoxhë Elvis Naçit, për çeljen e iftarit duke qenë se jemi në muajin e bekuar të Ramazanit. Mirëpo, përfaqësuesit e PD e kanë ndaluar 36 vjeçarin dhe e kanë rrahur, duke menduar se ndihmat po shpërndaheshin për vota nga Partia Socialiste.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.