Situata bëhet kritike, pas Gjermanisë, Franca, Italia dhe Spanja i bashkohen shteteve që ndalojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

15/03 18:21
Credits to Apollon TV

Franca, Spanja dhe Italia i janë bashkuar shteteve të cilat kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Vendimi i Francës është unison me atë të Gjermanisë, për të pezulluar përdorimin e vaksinës si masë paraprake. Ka qenë Presidenti francez, Emmanuel Macron që e ka bërë të ditur lajmin.

Po ashtu dhe Italia e kishte paralajmëruar një vendim të tillë, por sot e ka zyrtarizuar.

Kujtojmë që më herët edhe Norvegjia, Islanda, Danimarka, Hollanda, Irlanda, Luksenburg, Estonia, Letonia, Lituania, Austria, Tajlanda dhe Gjermania e kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca, pas disa rasteve ku dyshohet se shkakton mpiksje gjaku dhe komplikacione të tjera sekondare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.