Siperfaqe të mëdha toke në Luar, pa sistem ujitjeje.

11/05 14:00
Credits to Apollon TV
Siperfaqe të mëdha toke në Luar, pa sistem ujitjeje.

Siperfaqe te mëdha të tokes bujqesore ne fshatin Luar te Bashkisë Roskovec janë pa sistem ujitjeje.Problemi është denoncuar nga kryetari i fshatit Nexhip Pashaj.Sipas tij pushteti lokal nuk ka investuar për rehabilitimin e kanaleve te sistemit ujitës në fshatin Luar .Sezoni veror po troket dhe tokat bujqësore të kultivuara po thahen per mungesen e ujit për vaditje pasi për këtë zonë kryesisht kodrinore nuk është punuar pohon per TV Apollon I njëjti burim.

Kryetari i fshatit Luar kerkon nga bashkia Roskovec te investojë nga të ardhurat e fermerëve taksapagues për ndërtimin e skemës së kanalizimeve ujitëse të tokave bujqësore qe as kane pasur dhe as nuk kanë. Bashkia Roskovec duhet të hartojë një projekt nëpërmjet realizimit të të cilit te arrihet shfrytëzimi i kapaciteteve ujore të rezervuarit te Kurjanit dhe potencialeve te burimeve të shumta ujore të zonës,për të shmangur dështimin e fermerëve dhe të sektorit te bujqesise si i vetmi burim të ardhurash për familjet fermere te fshatit Luar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.