Sipas studimit të botuar në “British Medical Journal”, varianti britanik i Covid-19 është midis 30% dhe 100% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme.

11/03 9:53
Credits to Apollon TV

Ekspertët britanikë i kanë dorëzuar Qeverisë një raport të frikshëm për variantin e ri të Covid-19, që është u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Angli dhe tani është përhapur në më shumë se 100 shtete.

Sipas studimit të botuar në “British Medical Journal”, varianti britanik i Covid-19 është midis 30% dhe 100% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme.

Studimi krahason nivelet e vdekjeve mes njerëzve në Britani, të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2 – i njohur si B.1.1.7 – dhe atyre të infektuar me variante të tjera të virusit që shkakton COVID-19. Sipas shkencëtarëve, te varianti i ri shkalla e vdekshmërisë ishte “dukshëm më e lartë”.

Ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik, një numër relativisht i lartë, dhe disa prej tyre e kanë bërë atë të përhapet shumë më lehtë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, raporton newsbomb.al. Shkencëtarët thonë se varianti i ri i njohur në gjuhën e shkencës si “B.1.1.7, është rreth 40% deri në 70% më i transmetueshëm sesa variantet e mëparshme.

“Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht,” tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter i cili bashkë-drejtoi kërkimin.

Ekspertët e pavarur thanë se gjetjet e këtij studimi shtojnë provat paraprake që lidhin infeksionin me variantin e virusit B.1.1.7, me një rrezik në rritje të vdekjes nga COVID-19.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.