Si u krijuan kreditë e këqija në Shqipëri, duke korruptuar bordet kredi-dhënëse të bankave

09/12 23:04
Credits to Apollon TV

Top Story/ Si u krijuan kreditë e këqija në Shqipëri, duke korruptuar bordet kredi-dhënëse të bankave

Në 2009 pas krizës së madhe botërore u pa edhe në vendin tonë një tendencë rritje e kredimarrjes. Normalisht që kjo rritje do të shoqërohej edhe me kredinë e keqe.

“Rritja me ritme të shpejat e portofolit të kredisë solli një qasje mjaftë liberale të ofertës për kredi nga ana e bankave. E shoqëruar kjo edhe me disa efekte të pjeshëme të krizës finaciare botërore. Solli një rritje të kredive me probleme. Rritje kjo që kulmoi në rreth 25% në periudhën 2013-2014. Më pas nisi një rënje graduale që shkoi deri në 8.1% që është ky raport sot” u shpreh Ersuin Shehu, gazetar ekonomie.

Disa biznese para vitit 2008 morën kredi në vlera marramendëse. Këto para dihej që në momentin që u dhanë se nuk do të ktheheshin më. Biznesmenë të caktuar korruptuan antarët e bordeve të kredisë, të cilët mbyllën sytë gjatë shqyrtimit të dosjeve duke supozuar se bizneset e tyre kishin likujditet që të rikthenin borxhin.

“Që në fillim u kuptua se ky nuk ishte një problem që erdhi natyrshëm por ishte një fenomen që u orkestrua nga bizneset në bashkëpunim me bordet e kreditimit në banka. Ata miratonin kredi që diheshin që në fillim që ishin të pakthyeshme” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomie.

Kjo ishte një skemë e komplikuar, e ndërtuar me shumë kujdes nga 2009 deri në 2015. Shifrat për të cilat po flasim janë shifra marramendëse. Pra, po flasim për kredi që kapin 30, 40, 50 milionë euro. Këto dolën shumë në pah në momentin që në raportet e Bankës së Shqipërisë mbi mbikqyrjen e ekzekutimit të kredive u vu re që tashmë norma e riskut që supozohej që duhet të ishte ulur, ishte rritur.

Emisionin e plote e ndiqni ketu👇

Burimi / Top Channel

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.