
Shuhet në moshën 83-vjeçare LEGJENDA e “Rock’n Roll”, TINA TURNER

Ndërron jetë në moshën 83 vjeçare legjenda e muzikës Tina Turner.
Lajmi e trishtë e ka konfimruar zëdhënësi i saj në një deklaratë të bërë publike. Ai thotë se Turner vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër pas një sëmundjeje të rëndë.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.
Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të dashura të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një varg hitesh.