Shuhen flakët në landfillin e Elbasanit! Situata nën kontroll!

27/08 16:12
Credits to Apollon TV
Shuhen flakët në landfillin e Elbasanit! Situata nën kontroll!

70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse u angazhuan për fikjen e flakëve në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit. Ekipeve të zjarrfikësve të Bashkisë së Elbasanit u erdhën në ndihmë kolegët nga Tirana, Fieri, Durrësi, Gramshi, Cërriku, Peqini, Belshi dhe forcat e ushtrisë.

U punua gjatë gjithë natës dhe zjarri u fik në orët e mëngjesit. Aktualisht në zonë qëndrojnë ekipet zjarrfikëses së Elbasanit për të paraprirë çdo riaktivizim të mundshëm të tij. Fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së shtunës.

Zjarri mori përmasa të mëdha dhe mendohet se shkak janë bërë lëndë të ndryshme të hedhura në mbeturina të cilat janë ndezur. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.