Shtatë ditë nga zgjedhjet, KQZ letër PS e PD: Hiqni posterat nga godinat publike

18/04 9:02
Credits to Apollon TV
Shtatë ditë nga zgjedhjet, KQZ letër PS e PD: Hiqni posterat nga godinat publike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një kërkesë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokrtaike, ku u kërkohet që të zbatojnë rregullat e vendosura për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

KQZ u ka kërkuar dy pastive më të mëdha në vend që të zbatojnë rregullat dhe të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike.

Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, KQZ kërkon që kjo parti të ndalojë menjëherë materialet propagandistike të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-An”, nga fasadat e godinës Universitetit Politeknik të Tiranës.

“Nëpërmjet kesaj shkrese, sjellim ne vemendjen tuaj respektimin e kerkesave  ligjore të percaktuara ne nenin 79. të Iigjil, nr. 10019, date 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar dhe ne udhezimin nr. 6. date 23.3.2021, to Komisionerit Shteteror to Zgiedhjëve, “Per perdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat per afishimin e tyre gjate fushates zgjedhore”, lidhje me afishimin materialeve propagandistike gjate fushates zgjedhore.

Pika 2, e nenit 3, te udhezimit nr.62021, ndalon ne menyre taksative afishimin e matcrialeve propagandistike ne: fasadat e godinave te banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, ne pemet e qytetit dhe shtyllat a ndricimit.

Ne zbatim te dispozitave ligjore lartpërmendur dhe ne respektim të rregullave dhe parimeve per zhvillimin e nje fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave te mira ne fushen e zgjedhjeve, kerkojme heqjen e menjehershme te materialit propagandistik koalicionit “Partin Demokratike – Alcanca per Ndryshim PD) — AN” nga fasada e godinës se Universitetit Politeknik te Tiranës” thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ i drejtohet me letër edhe PS-së, ku shprehet se partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat e polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve.

Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”, thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

“Nëpërmjet kësaj shkrese, sjellim në vëmendjen tuaj respektimin e rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushate zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushëën e zgjcdhjeve.

Zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qëndror në formimin e opinoneve të zgjedhjësve, ndaj duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe te drejten e tyre për të pasur zgjedhje te eta, të lira dhe demokratike.

Partitë politike jane një element themelor i sistemit demokratik te vendit dhe jane nje mjet thelbesor i shprehjes se vullnetit politik te qytetarevc dhe si te tillë kane pergjegjesine dhe detyrimin ndaj qytetarëve që te sillen me përgjegjshmeri dhe maturi.

Partitë politike duhet të zhvillojnë një fushatë zgjedhore të qetë, duke shmangur politikat polarizimit dhe retorikat denigruese ndaj kundërshtarëve, e duke treguar vetëpërmbajtjen gjatë dhenies se mesazheve politike edhe nepërmjet materialeve propagandistikë.

Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorlae, në Bashkinë e Gjirokastës, ju kërkojmë të merren masat e menjëhershme për heqjen e tyre,” thuhet në njoftimin e KQZ për PS.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.