Shqiptari vritet me kaçavidë në Itali! U raportua si aksident, hetimet zbardhin ngjarjen!

19/09 14:10
Credits to Apollon TV
Shqiptari vritet me kaçavidë në Itali!  U raportua si aksident, hetimet zbardhin ngjarjen!

Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali. Ngjarja e rëndë është zbardhur pas hetimeve të thelluara nga autoritetet italiane. Viktima është Ilir Dervishi, ndërsa autori i dyshuar është Miri Gurra. Plagët që Ilir Dervishi kishte në bark, që fillimisht mendohej se ishin pasojë e një aksidenti automobilistik, u zbulua se ishin plagë të shkaktuara me kaçavidë. 47-vjeçari shqiptar para aksidentit ishte qëlluar me goditje të shumta në bark, dhe si pasojë e plagëve ai ndërroi jetë. Një vdekje për të cilën akuzohet tashmë drejtuesi i makinës, Miri Gurra i arrestuar për vrasje. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime dhe më pas u zbulua se kishin të bënim me vrasje. Dyshohet se mes tyre ka pasur një debat dhe më pas Gurra e goditi me kaçavidë në bark në kabinën e pasagjerëve. Në këtë fazë ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke goditur makinën përballë tyre dhe më pas duke dalë nga rruga.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.