Shqiptari me makinë, thyen traun në Kakavijë, kalon në Greqi

24/11 18:47
Credits to Apollon TV

Një shqiptar ka prodhuar një skenë filmash orët e vona të së djelës në Kakavijë duke përfunduar në prangat e policisë greke.

Shqiptari në fjalë priste të hynte në Greqi, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe

Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur Policisë doganore, teksa u arrestua më pas gjat rrugës për në Janinë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari aktin e kreu pa frikë dhe ndrojtje teksa vendosi në alarm Policinë e Janinës që e neutralizoi në aksin ndërnacional Janinë-Kakavijë.

Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.

Kujtojmë se prej 20 nëntorit Kakavija u mbyll pjesërisht prej pandemisë duke lejuar lëvzijen në orarin 07:00- 23:00, kurse më 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua plotësisht për shkak të një greve nga fqinjët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.