Shqiptarët “u dendën” në ilaçe, INSTAT vlerëson se konsumi i tyre u rrit me 26% në tremujorin e vitit të kaluar (SHIFRAT E PANDEMISË)

22/03 10:53
Credits to Apollon TV
Shqiptarët “u dendën” në ilaçe, INSTAT vlerëson se konsumi i tyre u rrit me 26% në tremujorin e vitit të kaluar (SHIFRAT E PANDEMISË)

Shqiptarët kanë harxhuar “një çantë me para” për barna e ilaçe në tremujorin e fundit, raporton Instat. Indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike” u rrit me rreth 22 përqind si në tetor ashtu edhe në nëntor, thuhet në buletinin e Instat.

Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi edhe pandemia treguesi është rritur në vlerën 26%. E lexuar në treguesit e tregut, pandemia ka nxitur konsumin e produkteve farmaceutike, që përfshijnë antibiotikë, kortizonikë, antigoaguantë (hollues gjaku), antiulcerozë, antiinflamatorë, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë, etj dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që u nevojitën gjatë pandemisë, thuhet në buletinin e Instat.

Shumë individë, raporton Monitor, kanë zgjedhur të kurohen në shtëpi çka ka rritur shpenzimet për blerjen e medikamenteve. Ka një tendencë për tu ngarkuar me barna që në ditët e para të sëmundjes, sepse sipas Monitor, shpeshherë nuk ka një protokoll trajtimi. Një trajtim për një të sëmurë mesatar në vend kushton mesatarisht 170 mijë lekë të reja, ose 1400 euro. Nëse përdoret dhe oksigjen, kosto rritet me 40%, vlerëson revista Monitor.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.