
Shqiptarët nxijnë Ksamilin në TripAdvisor!

Pagëzuar me emrin ‘Maldivet e Europës’ nga mediat ndërkombëtare, Ksamili ishte kryeimazhi i Shqipërisë në promovimin e bumit turistik të vendit tonë këtë sezon.
Por, jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur, të paktën sipas vlerësimeve të përgjithshme të faqes së njohur Trip Advisor. Në këtë faqe, nga pesë që është nota më e lartë Ksamili është vlerësuar me vetëm 2 pikë. Në vlerësim, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi kanë marrë pjesë 154 persona.
Pakënaqësite lidhen me infrastrukturën, shërbimin dhe mbipopullimin e Ksamilit. Ajo që bie në sy është që një pjesë të madhe të komenteve negative për Ksamilin e kanë shprehur shtetas shqiptarë, që jetojnë jashtë ose brenda vendit.