Shqiptarë e turq, Manastirliu prezanton ekipin mjekësor të spitalit të Fierit

25/05 10:20
Credits to Apollon TV
Shqiptarë e turq, Manastirliu prezanton ekipin mjekësor të spitalit të Fierit

Në datën 27 Maj, spitali i ri Memorial i Fierit do të hap dyert për të pritur pacientët e parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ekipin mjekësor të spitalit të Fierit që është i përbëra nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Kujtojmë që ditën  e djeshme Manastirliu ishte në spitalin e Fierit ku priti edhe ekipin e parë të mjekëve që erdhën nga Turqia.

“Të enjten në datë 27 Maj do të jetë momenti i hapjes së dyerve të spitalit. Ne kemi vendosur të jemi në një organizim me faza. Faza e parë do jenë urgjencat kirurgjikale…”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.