Shqipëria nuk gjen qetësi nga TËRMETI, sërish lëkundje në vendin tonë (EPIQENDRA –MAGNITUDA)

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Richter ka goditur vendin tonë pak minuta më parë me epiqendër në detin Adriatik.
Sipas faqes europiane EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 5 kilometër, çka ka shkaktuar edhe lëkundje të forta. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 17 kilometra nga Laçi dhe 27 kilometra nga Durrësi.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale.