Shqipëria në vend të parë në Ballkan, të sapodiplomuarit e kanë më të lehtë të gjejnë një vend pune

30/06 20:37
Credits to Apollon TV
Shqipëria në vend të parë në Ballkan, të sapodiplomuarit e kanë më të lehtë të gjejnë një vend pune

Të sapodiplomuarit në Shqipëri e kanë më të lehtë të gjejnë një vend punë brenda një viti se sa bahskëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të rajonit.

Të dhënat e nxjerra nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal tregojnë se 42% e të sapodiplomuarve në Shqipëri gjejnë punë në më pak se një vit, ndërkohë qënë vend të dytë vjen Kosova me 36% të të diplomuarve që punësohen në më pak se një vit.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë të sapodiplomuarit e kanë më të vështirë për të gjetur punë brenda vitit, ndëkrohë që në Mal të Zi është shumë e vështirë që një i sapodiplomuar të gjejë punë.

Screenshot 6 37
Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.