Shqipëria në Këshillin e Sigurisë së OKB, reagon Rusia

16/06 16:22
Credits to Apollon TV
Shqipëria në Këshillin e Sigurisë së OKB, reagon Rusia

Pas zgjedhjes së 5 shteteve të reja, mes tyre edhe Shqipëria, si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Për agjencinë e lajmeve TASS, Ministria e Jashtme e Rusisë shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete. “Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj. Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”.

Më 11 qershor, Shqipëria u votua për të marrë një nga 5 vendet e përkohshme në këtë këshill, me një mandat dyvjeçar. Shqipëria u mbështet nga 175 vende anëtare nga 190 që morën pjesë në votim. Në garë për 5 vende ishin 6 shtete, përveç Shqipërisë edhe Brazili, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.