Shqipëria hap kufijtë për sezonin e ri turistik, MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm: Mund të hyni pa test Covid-19

05/06 11:25
Credits to Apollon TV
Shqipëria hap kufijtë për sezonin e ri turistik, MEPJ jep njoftimin e rëndësishëm: Mund të hyni pa test Covid-19

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale MEPJ bën me dije se për të hyrë në Shqipëri nuk nevojitet as tampon as edhe ndonjë letër tjetër të veçantë, duke i hapur kështu dyert turistëve nga gjithë bota.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë,” thuhet në njoftmin e Ministrisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.