
Shqiperi , nafta arrin 200 leke ! Shteti mbron qytetarin apo xhepat e tregetarit?

Shqiptaret po hulumtonin mbi arsyet e rritjes së çmimit të naftës ne pikat e shumices dhe te pakices ne Shqiperi për periudhën 3 mujore e gjate periudhes turistike.
Nafta dhe benzina ra ne cmim prej disa ditesh ne nivelin 167 leke per nje kohe te shkurter dhe me pas cdo dite eshte ngritur nga 2 ose 3 leke per liter dhe po arrin vleren e 200 leke
Pothuaj në të gjitha shtetet europiane vihet re një renje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve ne 6 mujorin e pare , dhe ne 6 mujorin e dyte bursa ne tregje eshte me nuhatje te vogla, te cilat ne Shqiperi nuk dihen rritja e cmimit te karburantve.
.
Në Shqipëri, në fillim te muajit maj vihet re një rritje e çmimit të naftës kurse ne fundin e muajit gusht nafta kap vleren 200 leke dhe benzina 196 duke e krahasuar me muajt paraardhes tendenca eshte ne rritje .
Kamera tv apollon vezhgoi nga larg shume pika karburanti pergjate autostrades ku cmimi varion deri ne 199 leke nafta dhe 196 leke benzina.
Aktualisht, Shqipëria bën pjesë në 19 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më te shtrenjtë se Spanja, Luksemburgu, Greqia, Austria dhe Hungaria. Pra një qytetar shqiptar paguan sot 199 Lekë/Litër për naftën, 196 Lekë/Litër për benzinën dhe 75 Lekë/Litër për gazin e lëngshëm.
Krahasuar me vendet e Rajonit, Shqipëria është shteti me çmimin më të lartë të naftës dhe të benzinës, ndjekur nga vendet e rajonit
“
Arsyet se përse Shqipëria renditet me çmimin më të lartë të rajonit, lidhen me nivelin e taksave që aplikohen mbi karburantet, ndryshimet fiskale të miratuara nga Këshilli i Ministrave, si dhe Inflacioni.
Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloje taksash mbi karburantet duke zënë kështu 52.2% të çmimit final të naftës,. Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 38 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër
Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në vlerën rreth 32 Lekë/litër, duke bërë totalin rreth 100.2 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri.
Lind pytja:” Shtetari punon per monopolin e tregtarit apo per te shqyer xhepat e qytetarit?”