Shpiragu pushtohet nga flakët, dhjetëra zjarrfikës luftojnë me mjete rrethanore

25/08 15:53
Credits to Apollon TV
Shpiragu pushtohet nga flakët, dhjetëra zjarrfikës luftojnë me mjete rrethanore

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e të enjtes në malin e Shpiragut, shumë pranë zonës ku kompania Shell ka gjetur burime të mëdha nafte. Zjarri po përhapet me shpejtësi, I ndihmuar edhe nga era dhe thatësira në zonë, teksa dhjetëra zjarrfikës kanë mbërritur dhe po punojnë me flakët.

Zjari ka rënë në një terren të vështirë, ku është e opamudnur të futen makinat zjarrfikëse, ndaj edhe punonjësit e këtij reparti po luftojnë me flakët me mjete rrethanore, duke u përpjekur që të mos lejojnë përhapjen e tyre.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkarkese të një rrufeje, teksa flakët po përhapen me shpejtësi në lartësi të malit, pavarësisht përpjekjeve. Kujtojmë që vetëm tri ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte për një inspektin në Shpirag, aty ku kompania Shell, pas vitesh të tëra kërkime, arriti të gjejë burime nafte të një cilësie mjaft të lartë.

Rama paralajmëroi një epokë të re ekonomike për vendin, nëse ecuria e kërkimeve për nxjerrjen e naftës do të vijojë sipas pritshmërive.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.