Shpërthimi te Komuna e Parisit, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur në lidhje me shpërthimin në makinën e prokurorit Arjan Muça.

11/03 19:51
Credits to Apollon TV

Drejtori i Policisë së Tiranës, rebani Jaupi ka folur nga Komuna e Parisit, aty ku pati një shpërthim me tritol në një makinë luksoze tip benz.

Drejtori i Policisë konfirmoi që makina i përket prokurorit Arjan Muça dhe shtoi se makina është parkuar në të njëjtin vend për dy vite.

Jaupi tha gjithashtu se tritoli është vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe nuk ka dëmtime në njerëz apo në mjete të tjera.

“Makina është në pronësi të njw prokurori. Ka një periudhë prej 2 vjecare, ccdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa për dokumentimin e kësaj ngjarjeje. Nuk ka dëmtime në njerëz, apo mjete të tjera. Nuk ka shpërthim dhe të ketë dëmtime në makinat e tjera. Është një shpërthim që ka ndodhur në pjesën e përparme të mjetit. Grupi hetimor po merret me pamjet dhe hetimin e shkaqeve,” tha Jaupi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.