Shpërthimi në Fier/ Policia: Lënda plasëse jashtë derës së banesës, pronari ndodhet jashtë shtetit, regjistrohen vetëm dëme materiale

26/11 23:21
Credits to Apollon TV
Shpërthimi në Fier/ Policia: Lënda plasëse jashtë derës së banesës, pronari ndodhet jashtë shtetit, regjistrohen vetëm dëme materiale

Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit në një banesë të një pallati. Policia bën me dije se në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.