Shpërthimi i bombolës në Velipojë, flet i afërmi i familjes Gjoka: Erdhën të pastronin hotelin, nga dhimbjet ishin futur në pishinë

04/07 9:59
Credits to Apollon TV
Shpërthimi i bombolës në Velipojë, flet i afërmi i familjes Gjoka: Erdhën të pastronin hotelin, nga dhimbjet ishin futur në pishinë

I afërmi i familjes Gjoka, që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit ka folur për media. Ai është shprehur se familja Gjoka nga Lezha, kishin shkuar në Velipojë për të pastruar hotelin për turistët. Zef Zefi tha se është ngritur nëna për të bërë një kafe dhe në atë moment ka shpërthyer bombula. Ai tha se kur kishte dëgjuar zhurmën kishte shkuar në hotel dhe kishte gjetur dy fëmijët në pishinë, të cilët ishin future për të lehtësuar dhimbjen. “Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i pash në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar për të punuar më pas për të filluar sezonin”, tha ai për median. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në Velipojë, ku kanë mbetur të plagosur pronarët. Të plagosurit janë Alketa Gjoka 30 vjeçe, Daniela Gjoka 18 vjeçe, Klarisa Gjoka 15 vjeçe dhe Enrik Gjoka 11 vjeç. Dy prej të plagosurve rëndë sapo kanë mbërritur në spitalin e Traumës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.