Shpërthim në Lushnje, dyqanit i vihet tritol

05/04 5:47
Credits to Apollon TV


Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka zgjuar mëngjesin e sotëm banorët e qytetit të Lushnjes.

Mësohet se është shkatërruar me tritol hyrja e një lokal në pronësi të shtetasit Arjan Aliço. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar pasi dyqani nuk ishte hapur ende, por vetëm për dëme materiale.

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.