
Shpërthim me tritol në zonën e Freskut, Policia në vendngjarje

Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Freskut. Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, për zbardhjen e saj dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson paraprakisht se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e fasonerie italiane.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale në xhamat e biznesit dhe një makinë e parkuar pranë tij.
Vijon…