Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

13/02 7:51
Credits to Apollon TV
Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një banese në Pogradec i është vënë në oborr një lëndë plasëse gjatë orëve të para të mëngjesit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Starovë në Pogradec.

Mësohet se lënda plasëse është vënë në oborrin e banesës së 53-vjeçarit Petrit Çekiçi. Nuk dihet ende aryeja e këtij akti.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz apo material.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.