Shpërthen në flakë spitali ku kurohen pacientët me Covid në Bukuresht, vdesin 4 pacientë, evakuuohen 102 të tjerë

29/01 10:04
Credits to Apollon TV
Shpërthen në flakë spitali ku kurohen pacientët me Covid në Bukuresht, vdesin 4 pacientë, evakuuohen 102 të tjerë

4 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Bukuresht, Rumani, pasi spitali ku ata po kuroheshin ka shpërthyer në flakë. 102 pacientë të tjerë që po kuroheshin për Covid-19 gjithashtu, janë evakuuar.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 03.00 të mëëngjesit të sotëm, në një nga godinat e spitalit Matei Bals, shkruan newsbomb.al. Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht. 

Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për Covid-19 në Rumani. Prokurorët kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit që përfshiu 4 dhoma dhe u mori jetën 4 pacientëve. 102 të prekurit e tjerë po marrin mjekim në spitalet e tjera Covid.

“Asnjë nga pacientët (e evakuuar) nuk ka djegie, nga informacioni që kemi aktualisht”, u tha gazetarëve Zv.Ministri i Brendshëm i Rumanisë Raed Arafat.

“Është e qartë se ekziston një problem. Ne po flasim për institutin më të financuar në vend. Ai është gjithashtu spitali që ka trajtuar … shumë pacientë, ishte mësuar me kapacitet”, i tha Ministri i Shëndetësisë Vlad Voiculescu, stacionit televiziv privat Antena 3.

Në nëntor, një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qarkut Piatra Neamt, vrau dhjetë vetë, shkruan newsbomb.al.

Edhe para pandemisë, sistemi i kujdesit shëndetësor të Rumanisë ka qenë nën presion, i ndjekur nga korrupsioni, joefikasiteti dhe menaxhimi i politizuar. Vendi ka një nga infrastrukturat e kujdesit shëndetësor më pak të zhvilluara të BE-së.

Shteti ka ndërtuar një spital në tre dekadat e fundit, shpenzon më pak për kujdesin shëndetësor në Bashkimin Evropian dhe dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë kanë emigruar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.