Shpërthen inxhinieri Meçe: I shihni këto 6 kioska këtu? Do të rrafshohen se janë mbeturina! I marrin frymën atij që është me leje

08/06 22:27
Credits to Apollon TV
Shpërthen inxhinieri Meçe: I shihni këto 6 kioska këtu? Do të rrafshohen se janë mbeturina! I marrin frymën atij që është me leje

Inxhinieri i njohur Arben Meçe ka treguar një fotografi, ku shihet një pjesë plazhi në bregdetin e Ksamilit, në të cilin janë ndërtuar disa kioska.

Tema kryesore e këtyre ditëve janë prishjet e objekteve pa leje ne bregdet, ndaj dhe Meçe tha se të gjitha ndërtimet si këto do të rrafshohen sepse nuk përfaqësojnë turizëm elitar.

“Janë mbeturina dhe qeveria do t’i zhduki”, tha ai.

Inxhinieri Meçe: Qeveria do ta zhduki këtë lloj turizmi. Nuk përfaqëson asgjë ky lloj. Në 1992-1993 nga Saranda te kanali i Çukës është bërë një politikë gjithë ajo tokë shtetërore u nda në parcela dhe gjithë ajo zonë ka përfunduar siç e shihni tani. Është zonë elitare, por nuk prodhon turizëm elitar. Bregdeti është pushtuar. E kanë zaptuar këta. Shihni këto objektet, turizëm i thoni këtij? Janë mbeturina. Nëse z.Zak Topuzi ka hallin e këtyre, atëherë le t’i mbrojë, por ky nuk është turizëm. Sepse këto 6-7 kioska i marrin frymën atij që është i ligjshëm dhe prodhon turizëm elitar. Këtu në Ksamil, e gjithë kjo do të rrafshohet.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.