Shpërthen bombula e gazit, plagoset pronari i banesës, nxirret nga rrënojat me ndihmën e zjarrfikëses

17/12 7:39
Credits to Apollon TV

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Durrësit, ku brenda saj ka mbetur i zoti i shtëpisë.

Burimet thonë se pronari i banesës ka pësuar lëndime dhe është mundur që të nxirret jashtë saj pas ndërhyrjes së zjárrfikësve. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se personi që ka mbetur i lënduar është Fetah Baroti, 75-vjeç, ndërsa banesa gjendet në lagjen 13 në Durrës. Bombola ka qenë në një objekt të veçantë që shërbente si kuzhinë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjárr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjárrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.