Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, plagosen rëndë 4 anëtarë të një familje, nisen me urgjencë në spital

04/07 9:57
Credits to Apollon TV
Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, plagosen rëndë 4 anëtarë të një familje, nisen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë, ku ka shpërthyer bombola e gazit.

Bëhet me dije se bombola ka shpërthyer në një banesë në Velipojë, ku kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familje.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur Klarisa Gjoka, Danjela Gjoka, Enriko Gjoka dhe Alketa Gjoka , përkatësisht të moshave 15, 18, 19 e 30 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.