
Shpallet fituesi: Aeroporti i Vlorës. Kompania që do e ndërtojë është në pronësi të Behgjet Pacollit


Kompania “Mabex Group”, në pronësi të biznesmenit dhe politikanit shaqiptar Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Lajmi është bërë me dije pak më parë në një konferencë për meda, nga kryeministri Rama dhe ministrja Balluku.
Aeroporti i Vlorës do të kushtojë plot 104 milion euro dhe do të jetë siç tha ministrja Balluku, shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”. Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK.